U kritikua për votimin në Shqipëri, reagon Albin Kurti: U ktheva menjëherë

“Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur…”

Kryeministri Albin Kurti është kthyer në Kosovë pasi ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Kurti ka njoftuar për kthimin e tij pasi është kritikuar nga opozita se po fokusohet më shumë seç duhet tek zyrtarët e degës së partisë së tij në Tiranë.

Krahas disa fotografive të publikuara në profilin e tij në Facebook, kryeministri Kurti ka theksuar se votimi është detyrë qytetarë për ata që e duan demokracinë.

“U ktheva në Kosovë, por paradite isha në Shqipëri për të votuar. Demokracia është sistemi që shqiptarët gjithnjë kanë dashur, dhe votimi është detyrë qytetare për ata që e duan demokracinë,”- ka shkruar Kurti. /albeu.com/


Shtuar 25.04.2021 15:09