U kapën me 26 kg kanabis në Follorinë, arrestohen dy persona

Dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas grek janë arrestuar në Follorinë, pasi janë kapur pranë kufirit greko – shqiptar në Kapshticë me 26 kilogram kanabis.

Dyshohet se droga është futur në Greqi nga dy shtetasit dhe shqiparë dhe do të ruhej në banesën e shtetit grek.

Kanabisi ishte i papërpunuar dhe i ndarë  në 26 pako, ndërsa policia greke njofton se të arrestuarve iu sekuestruan 3 mijë euro.

Mjeti i transportit u gjet në Follorinë dhe brenda tij shoferi dhe pasagjeri, shqiptarë të moshës 32 dhe 37 vjeç. Brenda në mjet kishte vende të improvizuara për transportin e drogës.


Shtuar 28.11.2023 19:26