U akuzua se ndihmonte trafikantët, reagon prokurori Maksim Sota dhe nuk pranon asnjë akuzë

Mes zyrtarëve të arrestuar në operacionin ndërkombëtar të trafikut të drogës janë 5 efektivë policie dhe një prokuror.

Të akuzuar për korrupsion është edhe prokurori Maksim Sota, i cili është në arrest shtëpie.

U akuzua se ndihmonte trafikantët, prokurori Maksim Sota ka reaguar për herë të parë duke mohuar të gjithë akuzat.

Maksim Sota: Apartamenti është i vëllait tim. Nëse këta persona kanë paguar qira tek vëllai im për qëndrimin tim, nuk jam në dijeni. Nuk e njoh Drollin, Shushën apo Hamzanë, të cilët thanë se njihem me Duçellarin.

Ilirjan Duçellarin e njoh vetëm si person dhe se nuk kam patur dhe as kam lidhje me të.

OPERACIONI

Operacioni po zhvillohet në disa shtete përfshirë Shqipërinë, Malin e Zi, Spanjën dhe Italine.

Hetimet kanë nisur që në 2018 ku është kapur një ngarkesë me drogë dhe madje ka pasur edhe persona të arrestuar dhe 4 prej tyre janë bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe kanë dhënë detaje për antimafien italiane.

Nga hetuesit shqiptarë dhe ata italiane behet e ditur se është zbuluar një rrjet i drogës në të gjithë hallkat e zinxhirit të tij. Hetimet janë thelluar më tej edhe në pastrimin e parave.

Mes të arrestuarve ka edhe zyrtarë shqiptarë, kryesisht punonjës policie që kanë bërë të mundur lehtësimin e këtij trafiku.

Në total janë lëshuar 38 urdhër arreste, 10 prej të cilëve janë arrestuar më parë dhe ata ndodhen në Itali.

Ndërkohë edhe personat e arrestuar në Mal të Zi dhe në Spanjë janë kryesisht shqiptarë. /albeu.com/

 

 


Shtuar 4.07.2021 15:36