Dosja “Shpirti”, reagon nga burgu Jordi Bedinaj: Nuk jam bashkëpunëtor i drejtësisë! Po më përfshini në telashe me të tjerë

Pasi u përfol si një prej bashkëpunëtorëve të drejtësisë në dosjen “Shpirti”, Jordi Bedinaj përmes një mesazhi nga burgu përgënjeshtron lajmin dhe thekson se ai po vuan dënimin për një çështje të vitit 2017, pasi një prej të pandehurve ka nxjerrë emrin e tij.

Nuk bashkëpunëtor i drejtësisë, jam arrestuar nga deponimet e pentitos ( Aurel Lazaj). Jam në burg ndërkohë që na përfshijnë në telashe me të tjerë”, thotë ai në mesazhin e tij.

Mesazhi i plotë Bedinaj:

Nuk jam pentito!

Jam Jordi Bedinaj, po telefonoj sepse disa portale kanë nxjerë emrin tim si bashkëpunëtor i drjtësisë. Unë nuk kam lidhje fare me këtë çështje.

Unë jam i dënuar për një çështje të vitit 2017, ku një prej të pandehurve ka nxjerrë emrin tim.

Jam dënuar 14 vjet, me gjykim të shkurtuar 9.4vjet.

U bëj thirrje disa gazetarëve që kanë nxjerr emrin tim që mos të më hapin probleme e të mos më fusin në probleme me të tjerët, të marrin informacion të plotë. Të kërkojnë dosjen e të shikojnë dosjen time. Kam 3 vjet e 2 muaj në burg, kam dhe mbi 5 vjet e gjysëm burg akoma.

Mua më kanë dënuar për trafik droge. Në 2021 është mbyllur gjyqi.

Jam në të njëjtën dosje me të penduarin Aurel Lazaj. Të marrin informacion të saktë nga institucionet e drejtësisë para se të nxjerrin lajm në media kush është i penduar i drejtësisë e kush jo.

Mos të nxjerrin emra në ajër se na fusin në probleme.


Shtuar 4.07.2021 15:33