Turistët e huaj denoncojnë sjelljen e një kamarieri në Golem: “Të q*va robt”

Një turiste e huaj ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania për të denoncuar një ngjarje që, sipas saj, ka ndodhur në picerinë “Corner” në zonën e Golemit, ku ajo dhe bashkëshorti pretendojnë se janë përballur me sjellje fyese dhe agresive nga ana e një kamarieri.

Sipas rrëfimit të saj, çifti kishte porositur ushqim, por duke qenë se nuk konsumojnë mish derri, ajo kërkonte të mësonte nëse pica që u ishte sjellë e përmbante këtë përbërës. Turistja thotë se tentoi disa herë të tërhiqte vëmendjen e kamarierit, por për rreth 20 minuta ai e shpërfilli, ndërkohë që vijonte të shërbente tavolina të tjera.

Të lidhura

None found

Ajo tregon se më pas iu afrua vetë kamarierit për t’i kërkuar shpjegime, por komunikimi mes tyre u tensionua dhe për këtë arsye vendosën të largoheshin nga lokali pa e konsumuar ushqimin.

Sipas saj, në atë moment kamarieri u kërkoi të paguanin, ndërsa ajo kundërshtoi me arsyetimin se nuk e kishin prekur ushqimin dhe se ndaj tyre ishte treguar një sjellje e papërshtatshme.

Në videon e dërguar në redaksinë e JOQ Albania, kamarieri shihet teksa ofendon çiftin me fjalor banal dhe dëgjohet duke iu drejtuar me shprehje fyese në gjuhën shqipe.

Në pamje ai shfaqet edhe me qëndrim agresiv ndaj turistëve, ndërsa disa persona që ndodheshin në lokal ndërhyjnë për ta qetësuar dhe për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Turistja shprehet se pas incidentit, as menaxheri dhe as pronari i picerisë nuk i kontaktuan për të kërkuar ndjesë apo për të dhënë sqarime për atë që kishte ndodhur.

“Kalova 10 ditë të mrekullueshme në Shqipëri dhe kjo ishte dita jonë e fundit. Nuk e prisja kurrë të përballesha me një trajtim të tillë në një zonë turistike. Ishte një eksperiencë shumë tronditëse për mua dhe bashkëshortin tim”, shprehet ajo në mesazhin e dërguar për JOQ Albania.

Redaksia e JOQ Albania mbetet e hapur për reagimin e administruesve të picerisë, nëse dëshirojnë të japin versionin e tyre lidhur me incidentin e ndodhur.

https://www.facebook.com/reel/1337651704461411/

 


Shtuar 29.06.2026 08:20

casibomcasibombetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetkavbetGrandpashabetlunabetcasibomMeritkingCasibomCasibomgrandpashabetcasibombetpascasibomjojobet girişKickmatbetinterbahisMadridbetMadridbetJojobet girişJojobetgrandpashabetHoliganbet girişgrandpashabetJojobetgrandpashabetgrandpashabetjojobetcasibomjojobetjojobetcasibomcasibom girişgrandpashabetholiganbetBetpasgrandpashabet güncel girişjojobetjojobet girişgrandpashabetimajbet