Trupat e ushtarëve të vrarë të Azovstalit kthehen në Kiev, komandanti ukrainas: Ka nisur identifikimi me teste ADN-je

Teksa në Mariupol u zhvillua një betejë e vështirë mes trupave ruse dhe forcave ruajtëse të qytetit, trupat e pajetë të ushtarëve të vrarë të Azovstalit kanë mbërritur në shtëpi.

Pak më parë ishte presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, ai që ka kërkuar kthimin e robërve të kapur nga trupat ruse, në shtëpi.

Bëhej fjalë për më shumë se 2.500 ushtarë ukrainas të cilët janë burgosur nga Moska.

Associated Press sapo ka bërë me dije se është zbuluar që dhjetëra kufoma të ushtarëve ukrainas që humbën jetën duke mbrojtur fabrikën e çelikut Azovstal të qytetit janë kthyer në Kiev.

“Tashmë është duke u kryer identifikimi i trupave përmes testeve të ADN-së”, tha komandanti ushtarak ukrainas Maksym Zhorin në një prononcim ekskluziv për AP.

Për muaj të tërë, ushtarët ukrainas të vendosur në fabrikën e rrethuar të çelikut i penguan forcat ruse të pretendonin kontrollin mbi të gjithë Mariupolin.

Por në maj, forcat e rezistencës më në fund ia dorëzuan fabrikën masive të çelikut forcave ruse.