Tensionohet sërish Big Brother! Sara ia vë syrin Granitit, Fifi ia thotë troç: Jemi shokë por mos guxo!

Ardhja e vajzave të reja në “Big Brother Vip” duket se do të trazojë vërtet gjërat brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Teksa Graniti e ka mbyllur njohjen romantike me Fifin, ka nisur ngacmimet me vajzën e re, Sara Berisha, blogere, e cila gjithashtu është parë e afërt krah banorit simpatik. Dhe sic pritej, Fifi nuk është e lumtur! Fifi ka shprehur xhelozi sot për Granitin dhe Sarën, për shkak të ngacmimeve të tyre teksa bëhej prova javore.

Këngëtarja i bëri të qartë futbollistit se ata vërtet e lanë të jetë shokë, por ai nuk mund të ketë diçka me dikë tjetër.

“Shokë jemi por nëse ke diçka e ke vetëm me mua”, i tha Fifi Granitit.

Nuk dihet ende nëse do të ketë dicka mes Granitit dhe vajzave simpatike brenda në shtëpi por ndërhyrja dhe pengesa e Fifit step ish-futbollistin duke “paralajmëruar” trazira. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Big Brother Alb VIP Edition (@bigbrotheralb_vip)

mbed.js”>