Në orët e para të mëngjesit të sotëm, deputeti socialist Bashkim Fino humbi betejën me koronavirusin në moshën 58 vjeçare. Ndërkohë mësohet se Fino vuante dhe nga leukemia, ndërsa kishte bërë transplant palcën dhe prej kohësh trajtohej në Milano, çka ka ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore.
Fino ndodhej i shtruar në spital prej një muaji ku po kurohej nga Covid-19. Fino, është një politikan i njohur në Shqipëri, në vitin 1997 e në vazhdim ai ishte anëtar i Kryesis së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur po ashtu disa poste ministrore.
Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.