Fjolla Morinës i ndodh e papritura pas dënimit me burg, reagimi i Fisnik Sylës

Me siguri emri që keni dëgjuar më së shumti së fundmi në mediat rozë është ai i Fjolla Morinës.

Prej muajsh emri I saj është protagonist si shkak i ngjarjeve të fundit.

Në shtatorin e vitit që lamë pas Fjolla u ndalua nga policia pasi u kap me armë. Si shkak i kësaj u zbulua edhe lidhja e saj me biznesmenin nga Kosova Fisnik Syla.

Fjolla dhe Fisniku kaluan disa muaj së bashku në arrest shtëpie, por më pas u arratisën në vendet e nxehta si Dubai dhe Maldive ku këngëtarja veshi fustanin e bardhë dhe u martua me biznesmenin.

Jeta e çiftit ka qenë mjaft intensive dhe të dy kanë publikuar pamje në rrjetet sociale ku duken mjaft të dashuruar.

Por së fundmi llogaria e Fjolla Morinës nuk figuron më në rrjetin social Instagram ku këngëtarja po bënte namin me foto, shkruan Albeu.com.

Nuk dihet çfarë ka ndodhur, por Fisniku ka bërë menjëherë një deklaratë dashurie me një foto së bashku me Fjollën në Instagram:

“Një moment në krahët e mi, përgjithmonë në zemrën time, pa marrë parasysh çfarë!”, është shprehur ai.

Fjolla u dënua nga Gjykata e Kukësit me 6 vite burg mbi të cilën rëndon akuza e rëndë për trafikim armësh./albeu.com/

Shtuar 29.03.2021 08:03