Ndahet nga jeta deputeti socialist, Bashkim Fino

Është ndarë nga jeta në moshën 58 vjeçare deputeti i Partisë Socialiste Bashkim Fino. Mësohet se Fino ka humbur betejën me koronavirusin rreth orës 04:00 të mëngjesit. Lajmin për humbjen e tij e ka bërë të ditur zv kryeministri Erion Braçe përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Tani je në qiell shoku im”, shkruan Braçe.

Prej vitit 1997 Fino ka qenë anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste.

Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Z. Fino ka mbajtur disa poste ministrore.

Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit.

Ndërsa në periudhën 2004, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.


Shtuar 29.03.2021 08:40