Ditën e djeshme rreth orës 22:30, një ngjarje e rëndë është regjistruar në një lagje të Napolit, ku si pasojë e rrëzimit të një strukture betoni në ballkonin e një apartamenti, dy persona kanë vdekur.
Mësohet se viktima janë një 29-vjeçar dhe një 35-vjeçare, ndërsa 13 persona janë plagosur, 7 prej tyre fëmijë të mitur.
Mësohet se mosha e fëmijëve është nga 2 deri në 8-vjeç.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes