Tragjike në Maliq, 55-vjeçar gjendet i pajetë në banesë nga familjarët

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Pirg të Maliqit, ku një 55-vjeçar dyshohet se i ka dhënë fund jetës në banesën e tij.

Sipas informacioneve paraprake, burri dyshohet se është vetëvarur. Ai është gjetur nga familjarët pa shenja jete, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Të lidhura

None found

Shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mësohet se 55-vjeçari jetonte me dy fëmijët e tij, ndërsa bashkëshortja ndodhej jashtë shtetit. Sipas burimeve, ai dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor, përfshirë depresionin, e cila mund të ketë ndikuar në ndërmarrjen e këtij akti ekstrem.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të të gjitha detajeve të ngjarjes.


Shtuar 23.04.2026 16:25