Tragjedi në Tiranë: Nuk përballoi dot humbjen e djalit, babë e bir vdesin njëri pas tjetrit

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, në rrugën 5 Maji. Burimet bëjnë me dije se në një familje kanë ndërruar jetë atë e bir.

Mësohet se biznesmen kromi nga Martaneshi, i identifikuar me inicialet J.Gj., ka ndërruar jetë nga infarkti në zemër.

Ndërkohë që sapo ka mësuar ngjarjen, ka ndërruar jetë edhe babai i tij ka ndërruar jetë.

I moshuari, Zenel Gjoni, rreth 80 vjeç, nuk e ka përballuar dot humbjen e djalit të tij dhe ka pësuar gjithashtu edhe ai infarkt.

Biznesmeni 56-vjeçar ishte nga zona e Martaneshit dhe prej vitesh familja e tij jetonte në kryeqytet, ndërsa vijonte aktivitetin minerar në zonën e Bulqizës.

 

 

 


Shtuar 10.11.2021 15:49