Tragjedi! 11-vjeçari qëllon veten me armën e të atit

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Cascina provincë e Pizës në Itali, ku një 11-vjeçar ka qëlluar veten me armën e shërbimit të të atit.

Fëmija, u gjet i vrarë në dhomën e tij duke shokuar policinë sesi arriti ta bënte një veprim të tillë. Arma e përdorur ishte e babait të tij, një karabinier që shërbente në një provincë aty pranë. Gjithçka ndodhi rreth orës 13.30. Shërbimet e urgjencës u thirrën menjëherë, por stafi i 118 nuk mund të ndihmonte por të konstatonte vdekjen e fëmijës.

Sipas mediave italiane, për momentin nuk është ende e qartë pse fëmija e ndërmori këtë veprim pasi arma e të atit ishte mbajtur gjitmon në të njëjtin vend.

Karabinierët e sektorit të hetimeve shkencore të Firences të cilët mbërritën menjëherë në vendngjarje, pasi kolegët e territorit për orë të tëra u përpoqën të ngushëllonin babanë, në detyrë në një komandë tjetër dhe nënën, e cila ishte pjesë e policisë bashkiake.

Ngjarja ka lënë të tronditur jo vetëm familjarët por edhe miqtë dhe mësuesit e 11-vjeçarit pa fjalë.

 


Shtuar 23.05.2021 08:51