Ja si do të jetë moti për ditën e sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) njofton se sot do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Indeksi UV do të jetë në vlerat e rrezikut, kështu që prej orës 9-17 preferohet të jemi sa më pak në kontakt direkt me rrezet e diellit. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8 m/s. Temperaturat maksimale në vendet fqinje (kufitare) do të jenë me sa vijon: Maqedoni 33 gradë Celsius, Shqipëri 31 gradë Celsius, Mal të Zi 28 gradë Celsius dhe në Serbi, temperaturat maksimale parashihen të arrijnë 30 gradë Celsius.


Shtuar 23.05.2021 08:42

Tags: ,