Trafikantët u ikin, momenti kur Forcat Speciale gjejnë drogën e fshehur në kuti picash poshtë një makine

Në një video të siguruar nga “News24” shihet momenti kur Forcat Operacionale gjejnë drogën e ndarë në pako, të vënë në kuti picash dhe të fshehur poshtë një makine. Kjo ndodhi pas momentit, kur trafikantët me makinë të zezë u ikin efektivëve.

Policët e armatosur dhe të maskuar i kërkonin shoferit të hapte derën, por ai shtyp gazin e makinës dhe largohet me shpejtësi, duke rrezikuar jetën e uniformave blu. Nga aksioni mësohet se janë shoqëruar tre persona, ndërsa nuk dihet ende sasia e drogës së sekuestruar.

 


Shtuar 27.07.2021 15:13