“T’ju vijë turp, jeni të përjashtuar”, Nikolla- Nokës: Juve po provokoni!

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka replikuar me disa prej deputetëve të opozitës të cilët edhe pse të përjashtuar kanë arritur të hyjnë në sallën e parlamentit.

Nikolla u është drejtuar atyre se duhet “t’u vijë turp” pasi e dinë që janë të përjashtuar dhe po ndalojnë seancën.

Duke replikuar me deputetin Flamur Noka, ajo tha se nuk po provokon opozitarët, por janë këta të fundit që po provokojnë.

“Turp t’iu vijë juve që e dini që jeni të përjashtuar dhe ndaloni seancën. Juve t’iu vijë turp! Ju lutem jemi në seancë për të diskutuar problemet. Nuk po provokoj, po vazhdoj me seancën, Juve po provokoni”, u shpreh Nikolla.