Theri me thikë një burrë në mes të rrugës, kapet pas 25 vitesh arrati shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm

Personi që shihni në foto është arrestuar pas 25 vjitesh arrati për një vrasje të kryer në Firence, për të cilën ishte dënuar me burgim të përjetshëm.

Nikolla Dura, 59 vjeç akuzohet se theri një burrë në rrugë në qendrën historike të qytetit italian.

Krimi ndodhi më 16 shtator 1995 në Turati. Viktima, Albano Fotir Zhuka, me siguri donte të nxirrte një grua nga unaza e prostitucionit e drejtuar nga Dura.

Pas krimit, Dura arratiset fillimisht në Milano, më pas në Francë dhe më në fund në Shqipëri, duke vazhduar të ketë një sjellje kriminale, por duke shijuar një rrjet të gjerë mbrojtjeje, thonë hetuesit.

Pika e kthesës në hetime ishte rreth një vit e gjysmë më parë, pas marrjes së urdhrit të arrestit ndërkombëtar.


Shtuar 18.05.2021 21:24