Makina merr para motoristin e picave në Pogradec

Makina ka përplasur një motorist picash mbrëmjene e sotme në dalje të qytetit të Pogradecit.

Aksidenti është regjistruar rreth orës 20:20 afër një pike karburanti në aksin nacional. Në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor e për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, që shërbente si punonjës picerie.

I plagosuri është transportuar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Policia po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.


Shtuar 18.05.2021 21:34