Maturantët e Durrësit dhe Shkodrës në protestë për provimin e Matematikës (VIDEO)

Maturantët e Durrësit dhe Shkodrës kanë dalë sot duke protestuar për provimin e Matematikës. Ata janë shprehur se ka qenë shumë i vështire dhe kërkojnë një rivlerësim të testit ku të ulet tavani i pikëve sepse sipas tyre ka pasur ushtrime që ishin në nivelin makimal, dhe kufiri i 10-tës është vetëm 7 pikë.

Maturantët janë shprehur se ushtrimet kishin kaluar çdo pritshmëri të tyre.

“Ne kemi dy vite online duke marrë parasysh dhe kushtet në të cilat ne kemi mësuar, kanë qenë tepër të vështira. Ne kërkojmë mbështetjen tuaj, sepse nga këto provime varet e ardhmja jonë që me 3 vite punë na u shemb për 2 orë e gjysmë”, shprehen maturantët./albeu.com

 

Shtuar 12.06.2021 11:58