Shqipe Selimi kundërshton vendimin në Hagë: Dënimet ndaj Thaçit, Fazliut, Smakajt dhe Kuqit janë të padrejta

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Selimi e ka cilësuar të padrejtë dhe të papranueshëm vendimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë për dënimin e Hashim Thaçit, Fadil Fazliut, Blerim Smakajt dhe Hajredin Kuqit.

Në një postim, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ish-krer i UÇK-së, shprehu pakënaqësi edhe për vendime të tjera të Gjykatës Speciale. Ajo përmendi dënimet e ish-drejtuesve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, si dhe shpalljen fajtorë të katër ish-krerëve të UÇK-së.

Të lidhura

None found

Selimi tha se i sheh të gjitha këto vendime si të padrejta dhe i vuri në të njëjtin kontekst me vendimin e sotëm.

“Ne presim dhe duhet të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi edhe në fazat e tjera gjyqësore”, shkroi ajo.

Ndërkohë, deputetja e LVV-së mirëpriti vendimin për shpalljen e pafajshëm dhe lirimin e Isni Kilajt, duke i përcjellë urimet atij dhe familjes së tij.

Reagimi i saj pasoi vendimin e fundit të Gjykatës Speciale në Hagë në çështjen që lidhet me administrimin e drejtësisë.


Shtuar më 17.11.2026 17:59

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet