Teuta “blindon” vendin e parë, mposht Kastriotin në Kamëz (VIDEO)

Teuta kryesuese ka fituar me rezultatin e ngushtë 2-1 ndaj Kastriotit, duke e çuar përkohësisht diferencën në +4 nga Partizani ndjekës. Skuadra e Edi Martini mori një trepikësh të artë dhe tashmë hedh një hap gjigand drejt titullit kampion, që i mungon prej 27 vitesh.

Golat për durrsakët u shënuan nga Emiljano Vila (42) dhe Dejvi Bregu (54), ndërsa për krutanët golin e vetëm e realizoi Ermir Rezi (71).

Bregdetarët e administruan mirë lojën dhe mund të kishin shënuar gola të tjerë, por Krasniqi, Bregu dhe E.Vila shpërdoruan disa raste.

Triumfoi edhe Kukësi, që mposhti me rezultatin e thellë 3-0 Apoloninë, duke i prerë këtyre të fundit biletën për në Kategorinë e parë.

Golat për verilindorët u shënuan nga Agim Ibraimi (25), Redon Dragoshi (55) dhe Gjelbrim Taipi (79).

Fitore e rëndësishme për Vllazninë. Shkodranët mundën me rezultatin minimal 1-0 Bylisin, që pas kësaj humbje rrezikon rënien nga Kategoria.

Golin e vetëm për kuqeblutë e shënoi Avdiaj në minutën e 38-të.

Ndërsa ndeshja mes Skënderbeut dhe Laçit u mbyll në barazim pa gola (0-0).



Shtuar 13.05.2021 19:01