Tërhiqet zvarrë në mes të qytetit, policia gjermane arreston trafikantin shqiptar (FOTO)

Një trafikant droge me origjinë shqiptae ëhstë vënë në prangat e policisë gjermane. Arrestimi i tij ngjason me filamt aksion, pasi në këtë aksion ,orën pjesë forcar speciale dhe shumë efektivë poliie.

Siaps asaj që raportojnë mediat gjermane një njësi speciale e policisë së Saarland-it, e nxorri zvarrq nga makina shpërndarësin e drogës në mes të qytetit.

Mediat raportojnë se një automjet civil nga Task Forca Mobile (MEK) frenoi Audi-n e të dyshuarit, një tjetër automjet policie u ndal menjëherë pranë tij dhe një i tretë pas.

Kur makina e autorit u rrethua, oficerë civilë të armatosur dhe pjesërisht të maskuar u hodhën nga automjetet e tyre dhe e nxorën të dyshuarin nga makina e tij me targa të qarkut Völklingen. Katër oficerë e ruajtën, e nxorën në rrugë dhe e prangosën.

Zëdhënësi i policisë Stephan Laßotta tha për BILD se ishte arrestuar një shqiptar gjatë operacionit dhe ishin sekuestruar gjithsej 30 kilogramë drogë.

Një pjesë e drogës u gjet në automjetin e më të cilin ishte due lëvizur shqiptari, ndësa pjesa tjetër e gjet gjatë kontrollit të banesës së tij private. Shqiptari u dërgua në paraburgim në burgun e Lerchesflur. Hetimi për këtë çështje sipas policisë është ende në vazhdim.

/AlbEu.com/


Shtuar 21.03.2023 15:52