Lajm i trishtë! Ndërron jetë në moshë të re aktori i Harry Poter

Në moshën 56-vjeçare ka ndërruar jetë në Londër aktori anglez Paul Grant, i cili ka luajtur në filmat Star Wars dhe Harry Potter.

Grant u gjet i shtrirë në tokë para stacionit King’s Cross në Londër në orët e pasdites të enjten e kaluar.

Të lidhura

None found

“Jam me zemër të thyer … Asnjë vajzë nuk e meriton që babai i saj t’i ik … Ai ishte aq i njohur dhe i dashur (për punën e tij). Ai iku shumë shpejt”, konfirmoi vdekjen për Sky News vajza e tij, Sophie Jayne Grant.

Grant u shpall i vdekur në orën 3:49 të mëngjesit të së martës, por vdekja e tij klinike u shpall pas rrëzimit të tij.

Zëdhënës i shërbimit të ambulancës në Londër tha se ata pranuan një thirrje në ora 14:08 të enjten lidhur me një incident në Stacionin St. Pancras, Euston Road.

“Ne dërguam një ekip të ambulancës dhe një mjek. Trajtuam një burrë në vendin e ngjarjes dhe e çuam në spital si prioritet”, tha zëdhënësi.

Grant u bë i famshëm për rolet e tij Ewok në “Return of the Jedi” dhe të Goblin në “Harry Potter and the Philosopher’s Stone”. Ai gjithashtu u shfaq në filmat e vitit 1986 “Labyrinth” dhe “Willow” në 1988.


Shtuar më 21.03.2023 16:05

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetpadişahbetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş