DETAJET/ Arbër Çekaj dhe Fatmir Pjetri i bandës së babagjyshëve tentuan të arratiseshin nga burgu 313

Dy të burgosurit që tentuan të arratisen ditën e sotme nga burgu 313 janë Arbër Cekaj dhe Fatjon Pjetri.

Ata janë të njohur për kronikën e zezë vitet e fundit pasi Cekaj ishte dënuar një javë më parë me 14 vite burg nga Gjykata e Shkallës së Parë për trafikimin e 613 kilogramëve kokainë të fshehura në banane dhe Fatjon Pjetri ishte dënuar për disa grabitje si pjesë e bandës së babagjyshëve në vitin 2013.

Kujtojmë se në muajin prill të këtij viti, është vendosur në pranga dhe babai i Arbrit, 72-vjeçari Selim Çekaj. Ky i fundit ditën e djeshme kërkoi zbutje të masës së sigurisë, nga arrest me burg, në arrest shtëpie, por kjo kërkesë u refuzua nga GJKKO. Pikërisht një ditë pasi Gjykata e Posaçme dha këtë vendim, djali i tij, Arbri, u përpoq të arratisej nga burgu.

I burgosuri tjetër që ka tentuar të arratiset është Fatmir Pjetri. Ai ka qenë pjesëtar i “bandës së Babagjyshërve”33-vjeçari, lindur në Pukë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë me vendimin penal të vitit 2018, e ka dënuar me 30 vjet burg për veprat penale “Vjedhja me armë e kryer në bashkëpunim”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe “Grupi i strukturuar kriminal”


Shtuar 8.08.2021 17:37