Tentoi të vriste ish-bashkëshorten, 16 vite burg për shqiptarin në Itali, mes lotësh kërkon falje

Është dënuar me 16 vite burg, shqiptari që tentoi të vriste ish-bashkëshorten e tij në Itali.

Sakaq, Hysen Aliko 53 vjeç është shprehur i penduar para Gjykatës në Itali. Mes lotësh ai kërkoi falje për dhimbjen që u shkaktoi të afërmve.

“Kërkoj falje për dhimbjen që u kam shkaktuar të gjithë familjarëve. Nuk e di se çfarë më ndodhi atë natë. Në një çast humba gjithçka: familjen, dashurinë për të dashurit e mi dhe lirinë” , ka thënë mes lotësh Hysen Aliko.

Kujtojmë se 53-vjeçari është arrestuar me akuzën e vrasjes në tentativë, lëndim të rëndë trupor dhe armëmbajtje pa leje.

Në aktakuzë, prokurori Stefano Iafolla ka ripërsëritur të gjithë historinë duke filluar nga ditët para krimit të përgjakshëm të 2021-shit, kur ai kishte kërcënuar vazhdimisht si gruan, ashtu edhe djalin e tij që kishte ndërhyrë për të shuar sherrin.

Çifti ishte në proces ndarjeje dhe i pandehuri jetonte në një shtëpi tjetër. 40-vjeçarja ishte duke u kthyer në shtëpi ku u sulmua nga i shqiptari.

Ai e goditi atë dy herë, njëra prej të cilave e kapi atë në pjesën e barkut. Ishin britmat e gruas ato që tërhoqën vëmendjen e qytetarëve që lajmëruan më pas edhe policinë dhe më pas u arrestua agresori./albeu.com/


Shtuar 14.02.2023 19:29