Tensionin të lartë të gjakut? Ushqimet që duhet të hani për ta shmangur

Presioni i lartë i gjakut është një sëmundje e frikshme për shkak se ajo ka disa simptoma të cilat i vënë njerëzit në rrezik të madh për sa i përket sëmundjeve të zemrës. Një numër i madh njerëzish janë diagnostikuar, por të tjerë kanë hipertension dhe nuk e kuptojnë.

Tensioni i lartë i gjakut mund të mbahet në kontroll me ndryshime në stilin e jetës, prandaj mos e humbni shpresën nëse kjo diagnozë ju është dhënë se pse mund ta ndryshoni duke ngrënë këto ushqime:

Rrushi: Në temperatura të larta rrushi ndihmon në rritjen e tensionin të ulët. Ka acide të veçanta që ndimojnë personat mbi moshën 40 vjeç. Këshillohet që çdo ditë të konsumohen nga 10-20 kokrra rrush, sidomos gjatë verës.

Peshku: Duke filluar nga trofta deri te salmoni, të gjitha llojet e peshqve ndikojnë në uljen e tensionit të lartë. Peshqit kanë një lëndë të veçantë, omega 3 që ul tensionin. Gjithashtu peshku ka përmbajtje yndyrore që trupi i një të moshuari e ka të vështirë për ta prodhuar. Kjo përmbajtje ndihmon të gjithë personat për të patur një tension në nivelin që këshillohet nga mjekët.

Banane: Për të patur një tension të rregullt duhet që të hani ushqime që kanë sa më shumë magnez dhe kalcium. Një ndër frutat që i ka të dyja këto lëndë është bananja. Studjuesit këshillojnë që të hani 1 banane çdo mëngjes, pasi ul tensionin e lartë (ose rrit tensionin e ulët) përgjatë gjithë ditës.

Hudhra: Hudhra ka efekte të njëjta si ilaçet kur dëshironi të ulni tensionin e lartë të gjakut. Hudhra përmban një lëndë të veçantë të quajtur alcin, i cili gjendet tek pjesa më e madhe e ilaçeve që përdorin sot të moshuarit apo personat e tjerë që kanë tension të lartë.

Çokollata: Për studiuesit ka një efekt “çudibërës” pasi ul në një kohë shumë të shkurtër tensionin e lartë të gjakut. Pas çdo diete apo ushqimi që hani duhet që të konsumoni edhe disa gramë çokollatë.