Tensionet brenda selisë së PD-së, Basha-thirrje policisë: Ndërhyni për të shmangur viktimat

Lulzim Basha i bën thirrje policisë për të ndërhyrë për të shmangur gjakderdhjen dhe viktimat brenda selisë së PD-së pasi mbështetësit e Sali Berishës pushtuan godinën duke shqyer dyert.

DEKLARATE E PARTISE DEMOKRATIKE

Sali Berisha po rrezikon jetën e dhjetëra demokratëve me aktet e dhunës së sotme! Me një akt të paprecedentë, mercenarët nën urdhrat e tij, po sulmojne godinën e Partisë Demokratike, duke vënë në rrezik real jetën e drejtuesve më të lartë të Partisë Demokratike në qendër dhe në rrethe, si dhe të dhjetëra demokratëve të tjerë..

Gjakderdhja duhet ndalur nga institucionet ligjzbatuese!

I bëjmë thirrje institucioneve të ndërhyjnë për të shmangur viktimat e dhunës së Sali Berishës mes demokratëve!


Shtuar 8.01.2022 12:56