Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, plagosen dy vëllezër pas sherrit për urën

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e sotëm në Shkodër. Mësohet se janë plagosur dy vëllezër, njëri me armë dhe tjetri me sende të forta, të cilët ndodhen në spital ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ngjarja ka ndodhur në Fshatin e Ri. Ata fillimisht kanë pasur një konflikt verbal që ka degraduar në përleshje fizike dhe më pas në nxjerrjen e armëve.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/informacion paraprak

Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi L.G., 34 vjeç.

Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xh.F, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin I.G., 41 vjeç vëllain e 34 vjeçarit , të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes./albeu.com

Shtuar 8.09.2021 09:39