Zjarr në një burg në Indonezi, shënohen 41 viktima

Një zjarr ka shpërthyer në një burg të mbipopulluar në Xhakarta të Indonezisë, dhe të paktën 41 persona kanë humbur jetën, raporton albeu.com.

Zjarri shpërtheu në orët e para të mëngjesit të së mërkurës në burgun e Tangerang, kur shumica e të burgosurve ishin në gjumë.

Kishte 122 të burgosur që qëndronin në Bllokun C,  blloku i burgut që u prek nga zjarri, ndërsa kapaciteti është 40 persona.

Mes viktimave janë dhe të huaj, përfshirë të burgosur nga Portugalia dhe Afrika e Jugut.

Ministrja e Ligjit dhe të Drejtave të Njeriut të Indonezisë, Yasonna Laoly tha në një konferencë për shtyp se ambasadat e vendeve përkatëse ishin informuar.

Laoly shtoi se dhoma të shumta në bllokun e burgut ishin mbyllur dhe nuk mund të hapeshin ndërsa zjarri u përhap./albeu.com


Shtuar 8.09.2021 09:36