Tragjike/ Të paktën 109 viktima nga mbytja e një varke me emigrantë, mbi 116 të zhdukur

Të paktën 109 emigrantë, mes tyre 15 fëmijë, kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 116 persona rezultojnë të zhdukur, pas mbytjes së një varke që transportonte rreth 350 persona nga Xhibuti drejt Jemenit.

Ngjarja tragjike u bë e këtë të dielë nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), e cila iu referua dëshmive të të mbijetuarve.

Të lidhura

None found

Sipas organizatës, varka u përmbys gjatë natës mes 8 dhe 9 tetorit, pranë zonës së Guherës, në veri të qytetit portual të Obokut, në Xhibuti.

Nga mbytja e varkës kanë mbijetuar më shumë se 80 persona, të cilët, sipas raportit të IOM-it, janë të gjithë shtetas etiopianë.

Ndërkohë, një përfaqësues i qeverisë së Etiopisë nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment lidhur me këtë tragjedi.