Taulant Balla: PD braktisi Konferencën e Kryetarëve pa na dëgjuar! E çuan në GJK edhe reformën e 2014, le ta çojnë dhe këtë!

Kreu i grupit parlamentar Taulant Balla, foli me gazetarët në ambientet e selisë së Kuvendit, pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve. Balla u shpreh se përfaqësuesja e PD-së, Jorida Tabaku braktisi seancën, pa dëgjuar përgjigjen e shqetësimit që ngriti për komisionin e reformës territoriale, nga kreu i Kuvendit Niko Peleshi dhe të atij vetë.

Balla shtoi edhe se numërimi elektronik, do ishte një gjë shumë e nevojshme dhe se qëndrimi kundër i Berishës është i nxituar.

Të lidhura

None found

Taulant Balla: Ka qenë vetëm Tedi Blushi në orarin përkatës dhe një zonjë që hynte e dilte. Parashtroi mendimin e grupit të PD. Të cilin nuk e kuptova shpresoj që deri të enjten të ketë reflektim. Thonë nuk u zgjat mandati komisionit të posaçëm të territorit. Iku pa dëgjuar përgjigjen e kryetarit të Kuvendit dhe as timin. Kërkesa nuk u parashtrua në afatin e duhur nuk erdhi vullnet i përbashkët e bashkëkryetarëve të komisionit, ai komision përfundoi .edhe pse palët erdhët me dy propozime. Deputetët e PS erdhën me një hartë të re 46 bashki, deputetët erdhën me 100 bashki. Ditën e të enjte u votua ndarja me 46. Në fillim kemi votuar hartën, pastaj në shtator e tutje kemi punuar kush janë 4 shtyllat kryesore kuadri ligjor i vetëqeverisjes vendore. Çfarë funksionesh do transferomë nga qeveria qendrore? Vetë opozita ka qenë shumë prezentë, hajde në komision të diskutojmë. Doni të transferojmë administrimin e arsimit? Që drejtorët e shkollave të emërohen nga kryetarët te bashkive? Çështja tjetër financa vendore. E katërta ishte pjesa e rajoneve. Kur këta nuk ishin në parlament 2020 kemi votuar ligjin për rajonet. Kemi ngritur dhe shërbime që organizohen në rajone, sistemi shëndetësor, zyrat arsimore. Ka patur deputetë që thonë nuk është funksionale, hajde ta diskutojmë. I kam thënë se ne do vijmë me propozimin për të votuar punën, bujrum.

E çuan në GJK edhe në 2014. Dhe GJK në të njëjta GJK ka përcaktuar se cilat kritere duhet të përmbushë një reformë e tillë në raport me Kushtetutën. Jam i bindur se procedura e ndjekur nga Kuvendi në përputhje me Kushtetutën. Ta çojnë. A ka vendim që merret këtu dhe ata nuk e çojnë në GJK. E mbani mend se ç’bënë me Avokatin e Popullit.

PS e mbështet fuqimisht përdorimin e teknologjisë. Kanë mjaftuar disa palë zgjedhje për të konfirmuar se dalja e rezultatit menjëherë pas shprehjes së vullnetit të zgjedhjeve është gjëja e duhur.

Kryeministri e ka thënë se duhet të gjejmë një zgjidhje ku duhen ditë të tëra numërimi. Besoj që është e nxituar përgjigja e zotërisë që drejton sot PD, sa kohë që PD në disa palë zgjedhje ka dhënë dakordësinë, nuk ka patur ankesë nga asnjë nga palët për sigurinë dhe cilësinë e numërimit elektronik. Në 2025 ka patur numërim elektronik në Vorë dhe njësinë 10. Zoti Berisha ka mendjen e vet, dhe nuk ia mbush dot njeri.


Shtuar më 13.10.2026 11:56