Talebanët hapin zjarr në Herat të Afganistanit, 3 të vdekur dhe 7 të plagosur

Mjekët në qytetin perëndimor afgan Herat, thonë se 3 persona u qëlluan për vdekje dhe 7 të tjerë u plagosën kur talebanët hapën zjarr në një protestë të zhvilluar sot, ku kërkohej mbrotja e të drejtave të grave.

Një mjek nga Spitali i Provincës Herat tha për BBC se një nga të vdekurit ishte një djalë 10 ose 11-vjeçar.

Protestat besohet të jenë shfaqja më e madhe e kundërshtimit që kur talebanët morën pushtetin, megjithëse shumë demonstrues shmangën kritikat e drejtpërdrejta ndaj talebanëve dhe e drejtuan zemërimin e tyre ndaj Pakistanit, të cilin ata e akuzojnë për mbështetjen e grupit islamik.

Pamjet video nga Kabuli tregojnë njerëzit që vrapojnë drejt sigurisë, ndërsa në sfond dëgjohen të shtënat e forta të armëve./albeu.com


Shtuar 7.09.2021 22:46