Holanda “sheshon” Turqinë, Franca arrin fitore “komode” ndaj Finlandës (VIDEO)

Louis van Gaal duket se po e shndërron Holandn në një skuadër fituese. Tulipanët zbritën sot në fushë dhe nuk e toleruan aspak Turqinë, duke e mundur me shifrat 6-1, me miqtë, që nuk bënë aspak rezistencë dhe luajtën një pjesë me 10 lojtarë prej të kuqit të Soyuncu.

Padyshim ylli i ndeshjes Memphis Depay, i cili shënoi tre gola dhe ishte frymëzimi i skuadrës drejt këtyre tre pikëve. Jo vetëm kaq, por ai asistoi edhe në golin e parë të shënuar nga Klaasen, duke treguar protagonizëm absolut.

Dy golat e fundit i shënuan Guus Til dhe Donyell Malen. Golin e flamurit për turqit e shënoi Cengiz Under. Edhe Franca nuk la vend për surpriza sonte ndaj Finlandës. Djemtë e Deschamps fituan me shifrat 2-0 me dopietën e Antoine Griezmann.

Me këtë triumf, kampionët e botës “blindojnë” vendin e parë në grupin D. Në ndeshjet e tjera bie në sy fitorja e thellë e Danimarkës me shifrat 5-0 ndaj Izraelit, duke konfirmuar formën e mirë, pas Europianit, ku “vikingët” arritën deri në gjysmëfinale.



Shtuar 7.09.2021 22:45