Jorida Tabaku, e cila mori pjesë në takimin me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë është shprehur se kanë diskutuar në lidhje me financimet e partive politike. Në një deklaratë për mediat, Tabaku nuk ka preferuar të japë më shumë detaje në lidhje me diskutimet që patën.
Në fund, ajo shtoi se gjithçka do të sqarohet nga vetë ambasadorja Kim.
“E rëndësishmë është që të ketë transparencë dhe të qëndrojmë larg çdo influence të mundshme, të Kinës apo Rusisë. Do t’ju sqarojë ambasada për gjithçka me një deklaratë, mos u shqetësoni,”- tha Tabaku.