Gjiknuri: SHBA e shqetësuar për lobimin rus, politika shqiptare të marrë masa

Pas takimit me ambasadoren e SHBA-së në Tiranë, deputeti i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri theksoi se fokusi i diskutimit ishte mbi raportin e bërë dje publik financimin e partive politike apo organizatave të ndryshme nga Rusia.

Ai shtoi se SHBA është shqetësuar për lobimin rus dhe se politika shqiptare duhet të marrë masa.

Damian Gjiknuri: Folëm për masat që duhet të marrin institucionet shqiptare për të parandaluar financimet e paligjshme e madje dhe me rrezik për interesat kombëtare. Shpresojmë që të gjithë partitë të parandalojnë aktet që tashmë disa janë bërë dhe publik. Ky është një shembull për t’u marrë parasysh. Duhet të evitojmë financimet e jashtëligjshme. Fokusi ishte shqetësimi i SHBA për përfshirjen e influencave të huaja, qoftë në parti politike por edhe në organizata mediatike nëpërmjet fondeve. U ngrit shqetësimi i SHBA lidhur me potencialin e shteteve të huaja, konkretisht Rusia dhe masat që duhet të marrë politika shqiptare për të parandaluar çdo rrezik. Ky ishte fokusi. Ka një kuadër ligjor për të parandaluar financime të panevojshme. Shpresoj që të gjitha partitë të ngrejnë mekanizmat e tyre.

Pyetje: Do ketë ndërhyrje në ligj?

Damian Gjiknuri: Janë gjëra teknike, do i diskutojmë në vijim, mund të ketë dhe ndërhyrje të tjera, po fokusi ishte shqetësimi i SHBA për përfshirjen e influencave ruse në vend.

Pyetje: A u diskutua që të kalojnë në financim publik?

Damian Gjiknuri: Nuk ishte biseda për masat, u bë nisur nga raporti i fundit, u tha se shqetësimet janë reale në mënyrë që të mos përsëriten më.