Tabaku: Korrupsioni, pastrimi i parave dhe mungesa e transparencës kthehen në kërcënim për sigurinë kombëtare

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ishte sot pjesë e konferencës ndërkombëtare të zhvilluar nga International Republican Institute (IRI) me temën “Countering Authoritarian Influence”, ku morën pjesë politikanë, ekspertë të sigurisë dhe përfaqësues nga vendet e rajonit.

Në fjalën e saj, Tabaku u ndal te mënyrat se si demokracitë mund të forcojnë qëndrueshmërinë ndaj autoritarizmit dhe ndërhyrjeve të huaja, duke vënë në dukje se burimi i problemit nuk qëndron vetëm përtej kufijve, por edhe te dobësitë e brendshme të shtetit.

Të lidhura

None found

“Nuk janë vetëm aktorët e jashtëm problemi. Ndërhyrja e huaj funksionon vetëm aty ku institucionet janë të dobëta, ku korrupsioni tolerohet, ku mungon transparenca dhe ku qytetarët humbasin besimin tek shteti,” u shpreh Tabaku.

Ajo argumentoi se në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor, korrupsioni, pastrimi i parave, krimi i organizuar dhe kapja e shtetit nuk mund të konsiderohen më thjesht çështje të qeverisjes së mirë, pasi sipas saj ato përbëjnë tashmë rreziqe të drejtpërdrejta për sigurinë kombëtare.

Tabaku theksoi gjithashtu se ekonomitë e hapura nuk duhet të mbeten të pambrojtura.

“Siguria ekonomike është siguri kombëtare. Siguria energjetike është siguri kombëtare. Siguria teknologjike është siguri kombëtare. Po kështu edhe transparenca financiare,” deklaroi ajo, teksa nënvizoi nevojën që demokracitë të ndërtojnë mekanizma për të shmangur krijimin e varësive strategjike.

Në këtë kontekst, deputetja prezantoi dy prej nismave që ka mbështetur gjatë angazhimit të saj në Kuvend.

E para, sipas saj, ka të bëjë me ngritjen e një kuadri modern për shqyrtimin e investimeve të huaja strategjike (FDI Screening), që do t’i jepte mundësi Shqipërisë të verifikojë investimet në sektorë kritikë si infrastruktura, energjia, telekomunikacioni, portet, të dhënat dhe teknologjitë strategjike.

Ajo sqaroi se ky mekanizëm nuk synon të frenojë investimet, por të sigurojë që hapja ekonomike të mos shndërrohet në një dobësi strategjike.

Tabaku vuri në pah edhe rëndësinë e paketës së saj të propozuar kundër korrupsionit dhe pastrimit të parave, e cila parashikon rritjen e transparencës mbi pronësinë përfituese të kompanive, mbikëqyrje më të fortë të transaksioneve të mëdha financiare, transparencë në prokurimet publike dhe masa për të ndaluar hyrjen e kapitaleve të paligjshme në sektorët strategjikë të ekonomisë.

Një pjesë e rëndësishme e fjalimit të saj iu kushtua edhe rolit që luan teknologjia në garën gjeopolitike globale. Sipas Tabakut, inteligjenca artificiale, infrastruktura digjitale, të dhënat dhe teknologjitë e avancuara janë tashmë pjesë e fuqisë kombëtare, ndaj Shqipëria duhet të investojë në ndërtimin e institucioneve që tërheqin investime të besueshme dhe inkurajojnë inovacionin.

Në mbyllje të fjalës së saj, Tabaku u bëri thirrje partnerëve ndërkombëtarë që vendet e rajonit të vlerësohen mbi bazën e zbatimit konkret të reformave dhe jo të premtimeve, ndërsa ligjvënësve të Ballkanit Perëndimor u kërkoi që luftën kundër pastrimit të parave, transparencën e pronësisë përfituese dhe kontrollin e investimeve strategjike t’i trajtojnë si mjete për mbrojtjen e sovranitetit të vendeve të tyre.

“Ndërhyrja e huaj tërhiqet nga dobësia. Përgjigjja më e fortë që mund të japë një demokraci është ndërtimi i rezistencës përmes transparencës, shtetit të së drejtës, llogaridhënies dhe besimit të qytetarëve tek institucionet”, përfundoi Tabaku.


Shtuar 26.06.2026 11:36

matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelerjojobetmeritkingholiganbetgrandpashabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetholiganbetgrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetcasibomtimebetjojobet girişUltrabetmatbetdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetgrandpashabetMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalgrandpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet