Surprizon Anthony Joshua, veprimi i “mbretit” të ringut “rrëmben” zemrat e shqiptarëve (VIDEO)

Ish-kampioni i botës për peshat e rënda, Anthony Joshua, ka surprizuar shqiptarët me një gjest të tijin.

Ai ka bërë shqiponjën me duar dhe ka përshëndetur shqiptarët, përmes një videoje të realizuar nga një shqiptar.

Kujtojmë se Joshua jeton në Londër ku është njohur dhe ka zënë miqësi edhe me shumë shqiptarë.

Ai do të ndeshet në muajin gusht me ukrainasin Usyk për të rifituar gjerdanët e humbur./albeu.com/

Shtuar 26.06.2022 00:51