Sulmi i përgjakshmën ndaj Top Channel, merren në pyetje pronarët, ja çfarë deklaruan

Një ditë pas sulmit të përgjakshëm ndaj Top Channel, janë marrë në pyetje pronarët e televizionit.

Burime bëjnë me dije se pronarët e Top Cahnnel janë pyetur nëse kanë pasur kërcënime apo konflikte kohët e fudit, por janë shprehur se nuk kanë marrë asnjë kërcënim dhe nuk kanë asnjë të dyshuar për ngjarjen e rëndë.

Kujtojmë se viktimë e sulmit ndaj TCH ra roja i sigursë, Pal Kola.

Pas ngjarjes policia ndaloi dy perona të dyshura, të cilët u lanë të lirë pas përfundimit të pyetjeve.

Të shoqëruarit ishin Roberto Papcit (ish-dhëndri i Pal Kolës) dhe Agostin Tonaj.

Pas shoqërimit ata janë marrë në pyetje shkurtimisht nga DVP Vlorë, për t’iu dorëzuar më pas DVP Tiranë për veprime të mëtejshme dhe me pas janë lënë të lirë.

Hetimet për sulmin ndaj Top Channel janë fokusuar në disa pista.

Policia ende nuk ka përcaktuar nëse sulmi ka patur si shënjestër rojen që mbeti i vrarë apo televizionin./albeu.com/ 


Shtuar 28.03.2023 12:09