Spiropali-Bashës: Del dhe mohon arritjet e vendit të tënd

Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin Elisa Spiropali ka replikuar me kryedemokratin Basha duke i vënë në dukje atij, se sipas saj, ky i fundit del dhe mohon arritjet e vendit të vet.

Replikat mes tyre janë bërë në Kuvend, ku sipas Spiropalit, Basha dhe opozitarët e tjerë duhet të mbështeten në raport progresin e Komisionit Europian dhe të mos akuzojnë për mosarritjen e standarteve dhe kushteve që duheshin për integrimin në BE.

“Shqipëria nuk është në garë as me Zambian, as me Gjermaninë, por me rajonin, është në garë për të plotësuar detyrat me BE për integrimin e plotë ajo që ju treguat me foto nuk e di ku e keni gjetur ju e shikoni këtë gjëmë dhe nuk shikoni raportin e komisionit të bashkimit Evropian që e thotë shqip, që Shqipëria ka plotësuar të gjithë kushtet e vendosura në mars për konferencën ndër qeveritar. Dhe atdheu juaj i dytë Holanda i ka thënë po Shqipërisë, përkundër asaj që ju thoni këtu pa turp se Shqipëria nuk është gati për në BE.

Shqipëria ka bërë përparim në drejtësi që ju e latë të zhytur kokë e këmb, dhe vini këtu dhe flisni për korrupsionin por funksionarë të lartë të mos i shpëtojnë drejtësisë ne kemi bërë këtë reformë që njihet sot nga progres raporti më i vecantë. Nuk flitet për masakër zgjedhore, por për një proces të rregullt zgjedhor për zgjedhjet më të mira zgjedhore të bërë në vend. Shqipëria në këto raporte paraqitet si një vend ku krimi e korrupsioni bëjnë namin, por në këtë raport flitet për luftë dhe progres kundër krijimit dhe korrupsionit. Lideri i opozitës sado në hall të jetë të dalë dhe ti drejtohet partnerëve tanë që të dalë e të thotë se vendi nuk është gati për në BE nuk bëhet në asnjë vend As në Zambia as në Gana. Në vend që ne të flasim për disa probleme të ngritura nga zgjedhjet”, ka thënë ajo./albeu.com/