Spanja vendos rregulla të reja, çfarë duhet të dini para se të udhëtoni

Tirana International Airport përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar ndryshimet në regjimin e hyrjes në Spanjë.

Për ushëtarët shqiptarë që duan të hyjnë në Spanjë duke pasur parasysh sa më poshtë:

Të kenë një certifikatë të plotë vaksinimi (doza e fundit e marrë të paktën 14 ditë para udhëtimit). Vaksinat e pranuara janë ato të autorizuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (ËHO): ose

Të bëjnë pjesë në një prej përjashtimeve të konsideruara esenciale të Urdhrit INT/657/2020 të datës 17 korrik 2020, ku hyjnë: personat të cilët kanë leje qëndrimi, viza afat gjata Shengen, ose personat që kanë arsye të domosdoshme udhëtimi.

Kujdes: Dokumentacioni dhe arsyet esenciale vlerësohen paraprakisht nga autoritetet spanjolle.

Veç kësaj, do të jenë të pajisur me PCR negative të kryer brenda 72 orët para mbërritjes në Spanjë, ose një test antigjeni të kryer brenda 48 orëve, ose me një certifikatë të kalimit të infeksionit Covid-19, të lëshuar nga autoritetet përkatëse, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

Pa përjashtim, të gjithë personat që do të udhëtojnë për në Spanjë dhe hyjnë përmes aeroporteve dhe porteve duhet të regjistrohen në portalin https://ww.spth.gob.es/, brenda 48 orëve para udhëtimit dhe të pajisen me kodin QR, të gjeneruar nga regjistrimi./albeu.com


Shtuar 27.09.2021 12:13