Sot shofere autobusi, flet 33-vjeçarja: Makinën e kam mësuar që 9 vjeç me ZIS

Eranda, një shofere autobusi e linjës Shqipëri-Itali, rrëfeu profesionin e saj të pazakontë në emisionin “Real People” në Euronews Albania.

Eranda tha se makinën e ka mësuar që në moshën 9-vjeçare me ZIS-in e babait të saj.

33-vjeçarja me banim në Novoselë të Vlorës, rrëfen se që e vogël ka qenë “djali i babait” për shkak se i ati kishte 4 vajza dhe asnjë çun në familje.

“Jetojë në Novesolë të Vlorës me punë jam në Fier. Babain e kam pasur shofer dhe që e vogël ngaqë nuk ka patur djalë, ai ma ka mësuar makinën që 9-vjeçe me ZIS.

Ishte shumë e vështirë se timoni ishte i madh dhe leva e marshit shumë e fortë. Babi ka qenë shofer për transport mallrash. Punoi me kamion dhe më pas doli në pension. Unë kam dhe tre motra, djalë nuk pati babai. Ishte pasioni dhe këmbngulja ime për këtë profesion. Studiova për mësuesi, mbarova dhe masterin dhe fillova punë në një agjensi turistike, ku punova 7 vite.

Pastaj hapi ky kolegu që e kam pronar agjensinë dhe më tha hajde këtu se t’i e di si punë. Unë kam dy vjet që punoj në Fier, kurse si shofere kam një muaj e pak që kam marrë dhe patentën. Vështirësi për mua nuk kishte patenta se kam dhe patentën e kamionit”, tha Eranda./euronews


Shtuar 18.02.2023 20:23