Sot Pashët katolike, si u kremtua festa nga besimtarët në të gjithë vendin

Ditën e sotme 5 prill 2026, besimtarët katolikë në mbarë vendin iu drejtuan katedraleve dhe kishave të ndryshme në qytetet e tyre rreth orës 22:00, ku u mbajtën Meshat e Shenjta të Pashkës.

Me qirinj në duar ata u përbashkuan në lutje, duke u përulur në shenjtërinë e kërkimit të dritës, paqes, mirësisë dhe dashurisë.

Të lidhura

None found

Në Shkodër Mesha e Shenjtë e Pashkës u mbajt në Katedralen e Shën Shtjefnit, drejtuar nga arqipeshkvi Giovanni Peragine, i cili bëri thirrje për më shumë dashuri dhe mirëkuptim ndaj njëri-tjetrit.

Mesha e Shenjtë në qytetin e Lezhës u mbajt në Katedralen e Shën Nikollit, drejtuar nga ipeshkvi imzot Ottavio Vitale, i cili përcolli mesazhe të shumta, duke vënë theksin te dashuria.

Drejtuesi i Dioqezës së Sapës në Vaun e Dejeës, Atë Mariano Tarantino, teksa mbajti Meshën e Shenjtë ftoi besimtarët që në këtë moment gëzimi të zgjasin dorën e pajtimit ndaj njëri-tjetrit.

Edhe në Durrës besimtarët katolik iu drejtuan kishave, ku ndoqën meshat e shenjta, si dhe ndezën qirinj, simbol i mbizotërimit të dritës ndaj errësirës.

Besimtarët e Pukës e pritën vigjiljen e Pashkës në Kishën e Shën Gjon Pagëzuesit, në meshën e mbajtur nga famullitari Dom Zef Marku, i cili i ftoi besimtarët të hapin zemrën e tyre ndaj Krishtit, për të gjetur paqen shpirtërore.

Kisha e Shën Jozefit në Fushë- Arrëz u mbush plot me besimtarë, si kurrë më parë, të cilët ndoqën Meshën e Shenjtë të Pashkës, duke u lutur në shpresë për ditë më të mira.

Pashka, kjo ditë e shenjtë për besimtarët katolik, simbol i mbizotërimit të dritës mbi errësirën, të jetës mbi vdekjen u kremtua edhe në qytete të tjera, si në Fushë-Krujë dhe Lushnje, ku drejtuesit e meshave u bënë thirrje besimtarëve ta duan njëri-tjetrin, të përhapin dritën e mirësisë, për të pasur ditë të bekuara dhe zemra të paqta.

Pas meshave të së shtunës, mesditën e së dielës besimtarët ndajnë me njëri-tjetrin vezët e ngjyera me bojë të kuqe, që simbolizojnë sakrificën e Jezu Krishtit për njerëzimin.


Shtuar më 5.04.2026 11:23

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş