Skandali me të dhënat personale, SPAK zbarkon në zyrat e Lapsi.al

SPAK ka zbarkuar në zyrat e redaksisë së “Lapsi.al”,  e cila zbuloi skandalin me përdorimin e të dhënave personale të qytetarëve.  Ata do të sekuestrojnë serverat e redaksisë, në kuadër të hetimeve të nisura në lidhje me këtë ngjarje.

Ky aksion i SPAK vjen tre ditë pasi Lapsi.al publikoi investigimin në lidhje me databes-n që po përdorte të dhënat e qytetarëve për zgjedhjet e 25 prillit.

Kujtojmë se Rilindja është përpjekur të krijojë një sistem të dhënash për rreth 910 mijë votues të Tiranës, qytet i cili ka edhe pjesën e “luanit” në zgjedhjet e 25 prillit.

Në fotot e publikuara dukeshin të dhënat si: Numri i telefonit, numri i kartës së identitetit, numri i qendrës së votimit, vendi i punës për shumicën e të regjistruarve dhe një përshkrim i përkatësisë politike për secilin prej qytetarëve të Tiranës.

Të dhënat janë siguruar nga e-Albania.

Shtuar 13.04.2021 03:04