“S’jam këtu as për veten as për Berishën”, Agron Shehaj në protestë: Ndershmëria është alternativa jonë e vetme

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka mbajtur një fjalim të fortë në protestën e thirrur nga PD, përpara kryeministrisë.

Shehaj u shpreh se ai nuk ka dalë në shesh as për veten dhe as për Berishën, dhe se e vetmja alternativë që mund të ofrojë PD është ajo e ndërshmërisë në qeverisje.

“Unë nuk jam këtu për veten time, as për Berishën, një gjë  e madhe na ka mbledhur, në Shqipëri nuk ka më të ardhme! Kështu mendon shumica e shqiptarëve, por një pjesë e tyre kanë vendosur të mos na bashkohen por bëjnë plane tu bashkohen atyre që kanë ikur nga vendi, e nuk i bëjmë dot me faj sepse ka humbur shpresa, shqiptarëve mund tu kthejë shpresën vetëm një alternative.

Pas skandaleve të panumërta Rama investon milion ane media e lobime për ti bindur shqiptarët se jemi të gjithë njësoj, tani duan të na bindur se në vend s’ka njerëz të ndershëm.

Ne nuk pajtohemi dot me plaçkitjen dhe blerjen e mediave, jo të dashur miq kështu bëjnë ata që s’kanë atdhe, ne jemi shumica!

Ky nerv është gjallë, e dëshmon prania juaj sonte dhe shumë të tjerëve që do na bashkohen, duhet të tregojmë se ndershmëria është oferta e vetmja e jona”, u shpreh deputeti i Partisë Demokratike./albeu.com