Situata e motit në vend/ Vijojnë reshjet e dëborës në qarkun e Korçës

Reshjet e lehta të dëborës, kanë vijuar gjatë natës së ditës së djeshme në juglindje të Shqipërisë.

Më konkretisht, në fshatrat turistik të Dardhës dhe të Voskopojës bora ka arritur deri në 5 cm.

Reshjet kanë qenë me intensitet të ulët në dy fshatrat turistikë, ndërsa ka patur prezencë të borës edhe në pjesën e tuneleve të Qafë Plloçës.

Firmat kontraktore kanë bërë të mundur pastrimin e rrugëve dhe nuk raportohen problematika në qarkullimin drejt dy fshatrave turistikë.


Shtuar 19.03.2026 09:20