Si nisi sherri me lopata për shezlongët në Shëngjin, një në kërkim dhe një në hetim

Konflikti me një të plagosur në Shëngjin një ditë më parë, mësohet se e kanë pasur zanafillën nga hapësirat për vendosjen e shezlongëve.

Raporton se dy poseduesit e hapësirës se plazhit Paris Deda dhe Armando Marku kishin dakordësuar mbajtjen e një distance ne korridorin ndërmjet tyre ku do te kalonin pushuesit.

Vendosja e shezlongëve ne kufinjtë e kufirit gjë qe pengonte kufitarin tjetër që të bënte të njëjtën gjë është shoqeruar me debat fillimisht. Në këtë situate ka nisur edhe konflikti ndërmjet vëllezërve Armando e Erjon Marku dhe bashkëshortes se Paris Deda.

Sipas burimeve nga policia e Lezhes, ky debat është shoqeruar me shtyrjen dhe rrëzimin neë toke të gruas qe ishte aty për të pare stacionin e plazhit. Pasi ka pare gruan e rrëzuar, Paris Deda ka marrë një lopate dhe ka qëlluar ne pjesën e kokës ndaj Armando Markut duke e plagosur, ndërsa i vëllai Erjon Marku nuk mori lëndime.

Me anë të njoftimi policia informon se është shpallur në kërkim Paris Deda, ndërsa po precedohet në gjendje të lirë vëllai Armado Markut, Erjon Marku i cili goditi gruan e Arbër Dedës.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit paraprak për konfliktin e ndodhur ditën e djeshme, në Kune, Shëngjin, ju informojmë se:

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, pas veprimeve hetimore, u bë zbardhja e plotë e dinamikës së këtij konflikti për motive pronësie, në të cilin u përfshinë shtetasit A.(P). D. dhe E. D. me shtetasit A. M. dhe E. M.

Në vijim të veprimeve procedurale u bë shpallja në kërkim e shtetasit A.(P). D., 48 vjeç, banues në Shëngjin, pasi ka goditur me sende të forta shtetasin A. M., 45 vjeç, banues në Shëngjin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, në lidhje me këtë konflikt, u referuan materialet procedurale në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit E. M., 41 vjeç (vëllai i shtetasit A. M.), banues në Shëngjin, pasi ka goditur shtetasen E. D., 46 vjeçe, banuese në Tiranë.