Si ndodhi aksidenti me pasojë vdekjen në Lezhë, pasagjeri: Shmangu një këmbësor

Aksidenti i ndodhur pak minuta më parë në Lezhë që i mori jetën 38-vjeçarit Paulin Gjomarkaj, dhe la të plagosur shtetasin me inicialet N.GJ 27 vjeç, dyshohet se ndodhi për shkak të kalimit të gabuar të një këmbësori në rrugë.

Drejtuesi i mjetit mësohet se ka humbur jetën pasi ka goditur me kokë një gurë gjatë përplasjes. Pasagjeri që ishte me të ka thënë se në momentin e aksidentit shoferi ka devijuar makinën për të shmangur një përplasje me një këmbësor ndërsa policia po sheh kamerat e sigurisë për të zbardhur aksidentin.

Por dyshimet ekzistojnë edhe për shpejtësi tej normave të lejuara. Ndërkohë Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 28.08.2021 19:18

Tags: