Shtetësja turke Julide Yazici apelon masën e arrestit, kërkon qëndrimin në banesë gjatë procedurës së ekstradimit

Gjykata e Tiranës, vendosi një ditë më parë që shtetasja turke Julide Yazici, 32-vjeçe, të qëndrojë në burg në pritje të ekstradimit. Mësuesja me origjinë turke u ndalua në aeroportin e Rinasit pak ditë më parë, pasi Interpol Ankaraja e kishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Yazici është dënuar nga drejtësia turke me 4 vite heqje lirie për akuzat “dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në organizatë terroriste”. Nga dënimi i plotë, asaj i mbeten për të vuajtur edhe 3 vite, 5 muaj e 22 ditë burgim.

Të lidhura

None found

Burime bëjnë me dije se të hënën 32-vjeçarja do të depozitojë ankimin në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar zëvendësimin e masës “arrest me burg” me “arrest shtëpie”.

Gjithashtu, raportohet se gjatë qëndrimit në qeli, ajo është vizituar nga përfaqësues të Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Gjatë seancës gjyqësore, avokati mbrojtës i Julide Yazicit parashtroi kërkesën për një masë më të lehtë sigurie, pikërisht “arrest në shtëpi”. Vetë e arrestuara, duke komunikuar përmes një përkthyesi, shpjegoi se procesi ndaj saj ka filluar rreth dhjetë vjet më parë dhe se prej tetë vitesh ajo banon dhe punon si mësuese në Francë.

Ajo theksoi se ka udhëtuar më parë në Shqipëri pa asnjë pengesë dhe iu lut gjykatës të mos e mbante pas hekurave gjatë procesit të ekstradimit.

Megjithatë, gjykata vendosi të pranojë kërkesën e Prokurorisë për masën “arrest në burg”. Sipas aktit të vendimit, arrestimi u krye nga efektivët e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Rinasit, pasi emri i të rejës figuronte në listën e personave në kërkim ndërkombëtar.

Në argumentimin e saj, gjykata mbështetet në Kodin e Procedurës Penale, Konventën Evropiane për Ekstradimin dhe legjislacionin shqiptar që rregullon marrëdhëniet juridiksionale me shtetet e huaja.

Trupi gjykues vlerëson se ekziston një urdhër arresti ndërkombëtar, qëllimi i ekstradimit është i përcaktuar dhe mes Shqipërisë dhe Turqisë ka një marrëveshje ekstradimi reciproke.

Ndërkohë, pritet që të hënën Julide Yazici të apelojë zyrtarisht vendimin, duke synuar ndryshimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpie”.


Shtuar 14.08.2026 10:40

matbetJojobetGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetHoliganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetmeritbetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibombaymavi girişHoliganbetGrandpashabetJojobetJojobetCasibom Girişholiganbet