Shqiptarët qëllojnë me armë dhe përleshen në një klub nate në Volos, grekët i bëjnë për spital

Paniku shpërtheu pak pas orës 02:00 të së dielës, 15 tetor, në një lokal nate në Volos, kur dy shqiptarë u grindën me klientët e tjerë dhe u përplasën fizikisht, por më pas filluan të qëllojnë në ajër.

Klientët e tmerruar u përpoqën të mbuloheshin ku të mundnin dhe njoftuan Policinë, shkruan Protothema.gr. 

Dy autorët janë larguar, por janë ndjekur nga gjashtë pronarë dyqanesh në zonë, të cilët i kanë arritur dhe dyshohet se i kanë rrahur.

Një nga shqiptarët ka mbetur i plagosur dhe është dërguar në spital.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka konfiskuar pistoletën si dhe ka vazhduar me arrestimin e tetë personave të përfshirë në ngjarje.

Të gjithë u dërguan në Prokurorinë e Rrethit Volos me akuzën e prishjes së qetësisë, shkeljes së ligjit për armët dhe lëndimit trupor, sipas rastit./Albeu.com


Shtuar 16.10.2023 09:20